Fshehu dënimin në Greqi, SPAK kërkon një vit burg për kryebashiakun socialist

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 1 vit burg për kryebashikakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Kërkesa e SPAK vjen pasi Ismailaj ka fshehur dënimin me 3 vite në Greqi në formularin e vetëdeklarimit.

Më herët autoritetet greke dërguan letërporosinë me procedimin penal të dënimit të Ismailajt me 3 vite burg për dy vepra penale.

Në vitin 2000, Ismailaj u dënua me vendim të formës së prerë nga një gjykatë greke, me 3 vite burg për rrahjen e një personi. /albeu.com

 


Shtuar 2.02.2023 12:14