Fshehu dënimin me 3 vite burg në Greqi, PD ankimon në KAS kandidatin e PS në Bashkinë Mallakastër

Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, ka ankimuar në KAS regjistrimin e kandidatit të PS për Bashkinë Mallakstër, Qerim Ismailaj.

Në shkuart të këtij viti, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organozuar e ka dënuar me 6 muaj burgim Qerim Ismailajn, për fallsifikim të dokumentave, për shkak se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim 3 vjet në Greqi për akte dhune.

Të lidhura

None found

“Në bazë të parashikimeve ligjore të mësipërme rezulton që situata juridike e shtetasit Qerim Ismail Ismailaj bie në kushtet e ndalimit të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe më konkretisht të neneve 2 dhe 4 të tij sepse: (i) me Vendimin Nr.11 i datës 02.02.2023 të GJKKO i pandehuri Qerim Ismailaj është dënuar më vendim të formës së prerë me 6 muaj burgim sipas pikës 1 të këtij vendimi për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal. Siç shihet dhe nga vendimi i gjykatës kjo vepër kryehet vetëm me dashje dhe në këto kushte ky shtetas ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar; (ii) vendimi gjyqesor eshte dhene nga nje autoritet shqiptar; (iii) vendimi eshte i formes se prere duke nisur nga data 29 Mars 2023; (iv) periudha e rehabilitimi prej 2 vjetesh nuk eshte ezauruar dhe sipas ligjit skadon në 29 Mars 2025″, thuhet në ankimim.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet