Policia ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Frashër, Klodjan Mustafa pasi akuzohet se nuk ka raportuar për parcelat me kanabis në zonës.
Në kuadër të operacionit të zhvilluar ditën e djeshme nga SHÇBA, 43-vjeçari është vënë në pranga pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me kolegët e tjerë.
Në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” janë lënë dy policët Dhimitër Shyti dhe Maltin Dalilaj, me detyrë SPZ në zonën e Frashërit. Po në këtë masë sigurie është lënë nga Prokuroria e Përmetit dhe inspektori i Zonave të Mbrojtura Joan Allamani.
Dje u pezullua nga detyra deri në sqarimin e ngjarjes shefi i Komisariatit të Përmetit Petrit Gjokaza, dhe në vend të tij është komanduar Vilson Dine, shefi aktual i Policise Kriminale në Përmet. Në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” mbahet ish-shefi i krimeve të Komisariatit të Përmetit Shpëtim Makashi.