Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Shqipërinë prej orëve të para të mëngjesit të sotme.
Për shkak të motit të keq, janë shfaqur dhe problematikat e para në disa qytete të vendit,.
Në qarkun e Lezhës për shkak të reshjeve është fryrë Përroi i Zmejës në Rrëshen dhe rrezikohet përmbytja e disa banesave. Raportohet se është bllokuar aksi Skuraj-Burrel për shkak të rënies masive të gurëve. Zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile janë në terren.
Gjithashtu dhe në Tiranë raportohet për problematika në qarkullimin e mjeteve.
Lumi Lana në zonën e Pallatit me Shigjeta është fryrë.
Kujtojmë që në këtë zonë u krijuan problematika të premten e kaluar kur vendi ynë u godit nga stuhia ‘Ciaran’. Lana doli nga shtrati dhe banesat pranë Pallatit me Shigjeta u përmbytën. Gjatë gjithë ditës së sotme meteorologët kanë parashikuar që të ketë stuhi shiu dhe breshër. Në darkë pritet që të ulet intensiteti i reshjeve.
/Albeu.com