Frikë se grupet kriminale serbe do ndërhyjnë për lirimin e tij, blindohet Gjykata e Shkodrës, sot seanca për Igor Kokunov

Ditën e sotme, 24 tetor, në Gjyaktën e Shkallës së Parë në Shkodër po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Igor Kokunov, 59 vjeçari i arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit dhe i kërkuar nga Interpoli Rusi.

Gjykata e Shkodrës është blinduar dhe janë marrë masa të rrepta sigurie për shkak të informacioneve se bandat e Beogradit mund të ndërhyjnë për lirimin e tij.

Kokunov akuzohet për afro 30 vrasje në Rusi, ndërsa cilësohet edhe si koka e grupeve kriminale në Beograd, kryeqytetin e Serbisë.

Gjatë qëndrimit në burgun e Reçit ka pasur informacione se bandat serbe mund të ndërhynin për arratisjen e tij ndaj janë marrë masa ekstreme sigurie duke bllokuar të gjithë rrugën e gjykatës./Albeu.com