Situata që mbetet e tensionuar me Turqinë dhe shembulli konkret i Rusisë në Ukrainë ka bërë Greqinë të firmoste mëngjesin e sotëm një marrëveshje me vlerë 4 miliard euro për blerjen e 3 anijeve luftarake dhe 6 avionëve luftarakë nga Franca.
Kjo marrëveshje e nënshkruar nga ministri grek i Mbrojtjes dhe ai francez vjen pranë festës kombëtare të shtetit helen.
Mësohet se 3 anijet do të ndërtohen në Lorient, në Francën perëndimore dhe do të dorëzohen deri në vitin 2026.