“Sali Berisha po lufton diktaturën”.
Kështu deklaroi ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha në një konferencë urgjente për mediet mbrëmjen e sotme, pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi në aeroportin e Rinasit.
Berisha deklaroi se Malltezi nuk është marrë në pyetje gjatë tre vitete që SPAK ka hetuar privatizimin e ish-klubit Partizani, aferë për të cilën akuzohet Malltezi.
Berisha: Pas kësaj çështjeje fshihet Edi Rama.
Gazetari: Edi Rama nuk ka shpëtuar dot as të tijët.
Berisha: Sepse Arben Ahmetajn e ka arrestuar Linda Rama. Ju nuk keni të drejtë të mos rikujtoni ato që u kam thënë këtu. Edhe dje një kolegu juaj më thoshte se duket sikur po e mbron Arben Ahmetajn. Jo, absolutisht.
Po të merrni deklaratat e mia, pakkush mund të ketë më shumë deklarata se unë.
Por nuk pranoj kurrë unë, që Linda Rama të bëjë gjah shtrigash. Atë nuk e pranoj unë. Sepse ato faturat e hoteleve, atij gjobëvënësit, ia ka dorëzuar Linda Rama. Këtë nuk mund të pranoj unë. Morali im nuk i pranon këto.
Për të mos thënë ca gjëra të tjera. Do ketë kohë për to…
…Kanë fikur dritat në qytete të tëra që të mos ndjekin konferencën time të shtypit. Frikacakë! Urdhëro çfarë tmerri kanë. Akt i shëmtuar, e dënoj. Terri është kriteri i tyre.
/Albeu.com