Fredi Beleri fitoi Himarën nga burgu, kryeministri grek: I lumtur, ia doli të zgjidhet kryetar bashkie

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka përgëzuar Fredi Beelerin për fitoren në Himarë. Ndonëse nga burgu, Beleri kandidati i Koalicionit Bashkë Fitojmë, Fredi Beleri, arriti të fitojë zgjedhjet lokale në Himarë.

Beleri fitoi me një diferencë prej 19 votash ndaj kundërshtarit të tij, socialist, Jorgo Goro. Nëpërmjet një reagimi zyrtra, kryeministri grek është shprehur I lumtur përv fitoren e Belerit, duke theksuar se ai ia doli të fitojë edhe nga burgu.

Në lidhje me fitoren e Belerit nga qelia kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u shpreh sot se situata e tij juridiko-penale nuk ka të bëjë e procesin e tanishëm.

Celibashi është shprehur se nëse nuk do të ketë kontestim të procesit në këtë bashki, atëherë ai mandatohet, për me tej ngelen për tu para zhvillimet.

“Ai është kandidat fitues nëse nuk do të ketë kontestime dhe do të konfirmohet rezultati ai do të mendatohet. Situate e tij juridiko penale nuk ka të bëjë e procesin e tanishëm zgjedhor, nëse do të ketë zhvillime të mëtejshme do të flasim më vonë në lidhje me këtë”, ka thënë Celibashi./albeu.com/