Fredi Beleri dënohet me dy vite burg, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO-së

Ditën e sotme, Gjykata e Apelit të Posaҫëm, vendosi të dënojë Alfred Belerin me dy vite burg, duke lënë kështu në fuqi vendimin e GJKKO.

Ndërkohë, Pandeli Kokaveshi dënohet me shërbim prove.

Beleri është dënuar në lidhje me akuzën e korrupsionit në zgjedhje, ndërkohë që tashmë është edhe eurodeputet, pasi u zgjodh nën siglën e “Nea Demokracia” për zgjedhjet në Parlamentin Europian.


Shtuar 25.06.2024 13:14