Presidenti, Ilir Meta për herë të parë ka komentuar fotot ku ai shfaqet me kapuc në kokë në Gjirin e Lalzit dhe ku akuzohet se është takuar me një person me precedentë penalë.
“Unë e përdor kapuçin, sepse unë bëj edhe çik sauna pasi bëj sport. Në Gjirin e Lalzit fryn erë dhe kur dal e përdor kapuçin.
Të vijë kryeministri këtu të ma tregojë personin. Unë takohem me gjithë Shqipërinë, por jo me njerëz në kërkim që janë me 2-3 emra që ai i bëri kryebashkiakë në Kavajë”, deklaroi Meta.
I pyetur nëse ata që u takua janë subjekte të OFL, Presidenti u përgjigj: Zero! /albeu.com/