Fotot e Ergys Agasit nga ambientet e brendshme të Policisë/ Pezullohen dy efektivë, hetimi ende pa autor

Dy punonjës të Policisë së Tiranës, janë pezulluar nga detyra pas publikimit të fotografive të Ergys Agasit nga ambientet e brendshme të Policisë.

Në një përgjigje zyrtare për Top Channel, Policia e Shtetit, konfirmon se ndaj dy efektivëve ka nisur hetim disiplinor për “shkelje të rëndë”, pas verifikimeve për nxjerrjen dhe publikimin e fotografive.

Të lidhura

None found

Policia sqaron se pamjet nga momenti i arrestimit dhe jashtë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë realizuar nga kalimtarë dhe jo nga strukturat e saj.

Por për fotografitë nga ambientet e brendshme, hetimi vazhdon dhe disa pyetje mbeten ende pa përgjigje: kush i realizoi, kush i nxori jashtë Policisë dhe çfarë roli konkret kanë dy efektivët e pezulluar?

Vetë Policia përcakton se materialet e përfituara për shkak të detyrës dhe të paautorizuara për publikim, kur rezultojnë të nxjerra në mënyrë të kundërligjshme, sjellin përgjegjësi.

Pezullimi i dy efektivëve është hapi i parë. Përfundimi i hetimit duhet të sqarojë jo vetëm nëse pati shkelje, por kush ishte përgjegjës për të.


Shtuar 28.08.2026 11:33

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom girişHoliganbet