Fotolajm/ Vula e Partisë Demokratike iu kthye Berishës, përshëndetje me dy gishta, ja si e pritën vendimin e Apelit deputetët e Rithemelimit

Ditën e sotme, Gjykata e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili ia dha vulën e Partisë Demokratike, Sali Berishës.

Të buzëqeshur teksa përshëndetin me dy gishta, e kanë pritur vendimin e Gjykatës së Apelit, deputetët e Rithemelimit, e cila vendosi që t’i kthejë vulën e PD-së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Siç shihet nga pamjet e publikuara, deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Luan Baçi dhe demokratë të tjerë, nuk e fshehin entuziazmin pas vendimit.

Fotot:


Shtuar 11.06.2024 13:52