Lëvizja qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë vijon edhe këtë të diel, me protestën e radhës që pritet të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.
Pas tubimit të një dite më parë, organizatorët kanë bërë sërish thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e kryeministrit.
Të lidhura
None found
Në protestën e 63-të , qytetarët përcollën mesazhet e tyre jo vetëm përmes thirrjeve, por edhe me pankarta dhe slogane ironike drejtuar qeverisë dhe klasës politike.
Me satirë dhe kritika të drejtpërdrejta, protestuesit shprehën pakënaqësinë ndaj mënyrës së qeverisjes dhe akuzuan kryeministrin Edi Rama për korrupsion.






Mes sloganëve që u dëgjuan gjatë marshimit ishin: “O milet, Rama ka siklet”, “Rama f*ck you” dhe “140 deputet, Parlament analfabet”, ndërsa pankartat me mesazhe ironike tërhoqën vëmendjen e pjesëmarrësve.
