FOTOLAJM/ Balla publikon imazh të modifikuar me IA për të paraqitur më pak protestues, por shkrimet në pankarta zbulojnë ndërhyrjen

Prej 62 ditësh, vendi është përfshirë nga protesta masive, gjatë të cilave qytetarët shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës.

Ndërkohë, maxhoranca po përdor mënyra të ndryshme për ta zbehur protestën, por jo gjithmonë ia del të shmangë gabimet.

Të lidhura

None found

Një rast i tillë lidhet me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Në përpjekje për të paraqitur një numër më të vogël protestuesish nga ata që mbushin çdo ditë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ai ka publikuar një fotografi të modifikuar me IA, duke lënë megjithatë gjurmë të ndërhyrjes.

Në pamje vihet re se, krahas reduktimit të pranisë së qytetarëve, nuk janë korrigjuar mbishkrimet në banderolat që protestuesit mbajnë në duar.

Tekstet e shfaqura në to nuk formojnë fjalë me kuptim në gjuhën shqipe. Gabimi është evidentuar edhe nga komentuesit në rrjetet sociale të Ballës.

Sot zhvillohet protesta kombëtare e radhës, në të cilën do të marrin pjesë edhe shqiptarë nga Diaspora.

 


Shtuar 1.08.2026 11:54

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort