Zjarri në një banesë në Maliq/ Ndërron jetë nëna, dy fëmijët në gjendje të rëndë shëndetësore (FOTO+EMRI)

Mesditën e kësaj të diele, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maliq, ku një banesë është përfshirë nga flakët, ndërsa dyshohet se nëna, Merjeme Azisllari, ka humbur jetën nga asfiksia.

Sipas informacioneve, dy fëmijët e saj janë transportuar në spitalin e Korçës.

Shërbimet e policisë ndodhën në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.

Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja Merjeme Azisllari dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6-vjeç.

Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 


Shtuar 19.10.2025 14:28