FOTO/ Zbardhet kërkesa që SPAK i dërgoi Kuvendit për t’i hequr imunitetin Berishës

Është zbardhur shkresa që SPAK i ka drejtuar Kuvendit për ish-kryeministrin Sali Berisha, ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë.

Dokumenti është firmosur sot më datë 12, ku kërkohet ndryshimi i masës nga ‘detyrim paraqitje’ në arrest me burg ose arrest shtëpie.

Ndaj Berishës është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje nga Gjykata e Posaçme. Sipas vendimit, Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të fundit të çdo muaji, masë kjo që deri më tani nuk është zbatuar.

Por nëse Këshilli i Mandateve aprovon heqjen e imunitetit, Berisha pritet që të dënohet me “arrest shtëpie” pas komunikimit të masës pasi akuzohet për korrupsion për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Kjo është e vetmja masë që mund të vendoset nga Berishës, i cili përjashtohet nga arresti me burg për shkak të moshës.

Më herë, u arrestua dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili më pas u la në arrest shtëpie.


Shtuar 12.12.2023 12:56

Tags: ,