FOTO/ Tragjedia në Kavajë, ky është babai që u mbyt në det bashkë me dy djemtë e mitur

Elvis Halilaj, 55 vjeç është babai që mbyt dje bashkë me dy djemtë e tij të mitur, 13 dhe 15 vjeç në plazhin Vilë Bashtovë në Kavahë, dje 9 korrik. Halilaj 55-vjeç dhe dy fëmijët e tij të mitur u mbytën në det, ndërsa kishin shkuar për tu freskuar për tu larguar nga vapa përvëleuese e Tiranës.

Babai hyri në det për të shpëtuar një nga dy fëmijët e tij që po rrezikonte të mbytej, për fat të keq u mbytën të tre. Ajo që mbetet shqetësuese është se dhe në këtë rast tragjedia mund të ishte shmangur nëse do të funksiononte roja bregdetare, por si gjithmonë atëherë kur duhen dhe aty ku duhet të jenë roja bregdetare mungon thuajse gjithmonë.

Në njoftimin e policië theksohet se në ndihmë të 3 pjestarëve të familjes Halilaj nga Tirana kanë shkuar forcat e policisë detare, por nuk kanë mundur t’i shpëtojnë.

Ndërkohë nga ana tjetër dëshmitarë okularë në vendngjarje bëjnë me dije se trupat e pajetë kanë qendruar për rreth 1 orë e 30 minuta në breg të detit deri sa ka ardhur ambulanca për t’i marë, duke e bërë edhe më të dhimbshme tragjidinë për familjarët e peronave që humbën jetën, por edhe për pushuesit që ju desh të pëjetonin një ditë të patmerrshme./albeu.com/


Shtuar 10.07.2023 11:49