Gjendja përfundimtare e një ndërtese në rrethin Numune në Hatay gjatë tërmeteve të 6 shkurtit që tronditën Turqinë tërheq vëmendjen e personave që e shohin.
Një kamionçinë e parkuar pikërisht pranë pallatit 5-katësh, i cili u shemb në një kat, po e mban në këmbë.
Një cep i strukturës, i cili shtrihet përpara, prek tokën, ndërsa këndi tjetër mbahet nga një kamionçinë.
Rrezik përbën fakti që shumë qytetarë nuk kujdesen për mbylljen e rrugës për qarkullim në rast të shembjes së objektit.
Njëri nga qytetarët, Murat Tertemiz, kërkon që objekti të prishet menjëherë.
“Nuk mund ta hapim dyqanin për shkak të kësaj ndërtese. Edhe pse e kemi mbyllur këtë vend, njerëzit vazhdojnë të kalojnë. Ajo bie ditë pas dite.Në pjesën e pasme shihet se si janë dëmtuar kolonat”.
Një tjetër qytetar, Mustafa Utlu, tregon sesi bien gurë nga ndërtesa sa herë fryn erë.
“Mbrëmë pamë muret të shemben nga era, gurët po bien. Po e mban një kamionçinë. Ka edhe një cep të shembur. Kjo duhet të prishet pasi sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai./Albeu.com/