FOTO/ Sherr mes tifozëve në Kosovë, 2 të lënduar dhe 5 të arrestuar

Dy të lënduar e pesë të arrestuar sot në përleshjen mes tifozëve të Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ekrem Grajçevci” krijoi përleshje mes dy tifozerive, shkruan Gazeta Express.
Njoftimi i policisë së rajonit të Prishtinës

“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta,  me  ç ‘ rast janë lënduar 2 prej tyre.

Pas vënies nën kontroll të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin.

Deri tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar”.

Ndeshja u ndërpre për mbi gjysmë ore për shkak të kësaj ngjarjeje.

Në fund, Vushtrria shënoi fitore me rezultatin 1-3.


Shtuar 21.09.2024 18:58