FOTO LAJM/ Kopje, zbulohet “motra” e kullës së Tiranës, gjeni dallimin!

Kulla 56 kate që do të ndërtohet në mes të Tiranës, ndërsa investitorët e vërtetë janë ende anonimë, ka ndezur një debat të madh publik, nxitur edhe nga maxhoranca që kërkon të tërheqë vëmendjen nga skandali i komunikimeve në SKY, inceneratorët, fondet IPARD, etj.

Megjithatë, më shumë se ata që po ndërtojnë, përgjegjës për betonizimin e Tiranës janë ata që firmosin lejet duke ndarë me opozitën llokma nga pasuria e përbashkët e shqiptarëve.

Kulla, e cila zyrtarisht do të ndërtohet nga kompania Nova Construction 2012 e Ilir Shtufit, por që pas tij fshihen të tjerë, duket se është kopje e një kulle ndërtuar 7 vite më parë në Stamboll të Turqisë.

Siç vëren AlbEu.com, kulla e Tiranës është “motra” e kullës “Allianz” të ndërtuar pjesën aziatike të Stambollit, dhe ngjajnë shumë përveç disa detajeve të ndryshme në kullën tonë.

Kulla shqiptare është projektuar nga kompania CEBRA kurse kulla turke nga një kompania amerikane e quajtur FXFOWLE dhe është 42 kate.

Projektuesit kanë theksuar se në kullë kanë pasqyruar edhe motive islame, kurse CEBRA na thotë ne se për të njëjtën kullë janë frymëzuar nga mali i Dajtit dhe terreni malor i Shqipërisë.

Duken arsyetime të ndryshme për diçka të njëjtë, më shumë për të kënaqur masat që i pëlqejnë folklorizmat, ndërkohë që kryeqyteti shqiptar betonizohet nga një bashkëpunim i të gjitha kaheve të politikës për interesa të qarta biznesi. /albeu.com

NDIQNI GALERINË E FOTOVE:


Shtuar 9.08.2023 15:36