FOTO/ Ky është shqiptari që u arrestua në Greqi, bleu 8-vjeçarin për 900 euro në Tiranë, e çoi në Athinë për të lypur

Mediet greke kanë publikuar foton e e 55-vjeçarit shqiptar, i cili u arrestua dy ditë më parë në Greqi, ndërsa kanë zbuluar detaje të reja rreth aktivitetit të tij kriminal për trafikimin e të miturve.

Kujtim Demiri ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, që kishte lëshuar një “Njoftim të Kuq në Kërkim Ndërkombëtar”.

Konkretisht, 55-vjeçari është dënuar me 15 vite burg në Shqipëri për trafikim të të miturve. Protothema.gr raporton se Demiri kishte blerë për 900 euro një fëmijë 8-vjeçar nga bjë familje e varfër në Tiranë për ta shfrytëzuar atë për lypje në Athinë.

Ai e ka sjellë fëmijën në mënyrë ilegale më pas në Athinë, ku e ka detyruar të lypte në pjesët qendrore të kryeqytetit. Mbetet ende e panjohur se çfarë ka ndodhur me fatin e fëmijës 8-vjeçar. Autoritetet greke kanë nisur procedurat për të ekstraduar 55-vjeçarin drejt Shqipëisë./albeu.com/