Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka nisur prej ditësh një tur takimesh me diasporën shqiptare në Amerikë.
Takimin e radhës Këlliçi thotë se e ka zhvilluar me shqiptarët e Gardield, New Jersey, në Kafe Devolli dhe Gostili Caffee, ku në fokus të bisedave ishin zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të cilat i cilëson si një betejë e përbashkët për shpëtimin e Shqipërisë.
NJOFTIMI I KËLLIÇIT
Me shqiptarët e Gardield, New Jersey, në Kafe Devolli dhe Gostili Caffee.
Faleminderit nga zemra për secilin prej jush, për çdo shtrëngim dore dhe të gjithë mbështetjen tuaj të pakufishme për Partinë Demokratike!
Zgjedhjet e 11 majit janë beteja jonë e përbashkët për shpëtimin e Shqipërisë.
Me ju në krahë, çdo betejë fitohe!
Bashkë do i’a dalim