Pak javë më parë, ish-ministrja Olta Xhaçka, tërhoqi vëmendjen në seancën plenare jo për ndonjë debat apo deklaratë politike, por për paraqitjen e saj fizike. Ish-ministrja e Mbrojtjes u shfaq me një luk të ndryshuar krahasuar me javët e fundit, me forma dukshëm të përmirësuara dhe një stil më të kuruar në veshje.
Veshja e thjeshtë, linjat e përmirësuara ishin padyshim në risi që mund të shihnim nga kjo deputete. Kujtojmë se në sesionin e shkuar parlamentar, deputetja kishte një tjetër siluetë, me disa kilogramë më shumë.
Të lidhura
None found
Por këtë herë do të donim të flisnim për Oltën dhe faktin që pranë tashmë prej kohësh, nuk ka më afër mikeshat e saj nga radhët e Partisë Socialiste.
Ndonëse më parë, ishministrja shfaqej kudo me koleget e saj, u bë disa kohë që tashmë Oltën e shoqëron vetëm telefoni i saj. Ndoshta këto miqësi janë lëkundur, apo ndoshta fotot janë shkrepur në një moment kur ka qenë vetëm, por ajo që dimë me siguri është fakti se Xhaçka prej kohësh nuk është parë në shoqëri të mikeshave të PS.



