FOTO/ Identifikohen autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Ky është momenti kur dy nga autorët e dyshuar të cilët dhunuan barbarisht avokatin Sokol Mëngjesi, largohen me vrap nga vendngjarja.

Sipas raportimeve, kanë qenë kater persona që e kanë dhunuar atë në zonën e ish-bllokut, pak pasi kishte dërguar në kopsht fëmijën e tij.

Ata  janë identifikuar nga policia si Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija dhe Dorian Alia.

Avokati i cili përfaqëson edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, ndodhet në gjendje të kritike dhe po trajtohet në spitalin e Traumës, ku mësohet se është intubuar.

Sakaq, policia po punon për identifikimin e katër autorëve dhe arrestimin e tyre, si dhe zbardhjen e shkaqeve.


Shtuar 29.05.2024 17:55