Lokali i reperit Noizy është djegur për herë të dytë brenda muajit.
Lokali i tij në zonën e Currilave është përfshirë nga flakët, ndërsa ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme.
Kujtojmë se kjo është hera e dytë që digjet brenda një muaj lokali i këngëtarit.
Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policie, zjarrfikëse si dhe autoambulanca.
Më 11 qershor u përfshi nga flakët lokali i tij në Durrës.
Herën e kaluar u raportua se shkak u bë një shkëndijë elektrike.
Njoftimi i policies më 11 qershor:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1 të Durrësit, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
/Albeu.com/