Një aksident i rëndë është shënuar këtë të premte në Tiranë, në zonën e Pallatit me Shigjeta.
Sipas të dhënave, një burrë që lëvizte me biçikletë është goditur nga një automjet teksa po kalonte në vijat e bardha.
Të lidhura
None found
Për shkak të përplasjes, ai ka pësuar plagë të rënda, kryesisht në kokë, dhe është dërguar me ambulancë në spital.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

