FOTO/ Atentati në Fier, çfarë filmuan kamerat e sigurisë, Agim Gashi e qëlloi 41-vjeçarin nga makina

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar një moment ku mendohet se është momenti i vrasjes së Elton Javorit.

Dyshohet se ai është qëlluar nga makina në makinë.

Policia ka identifikuar si autor të krimit Agim Gashin.

(Foto: Momenti nga vrasja e Elton Javorit)

Javori është vrarë teska ishte në lëvizje me makinën e tij në lagjen ‘16 prilli’ ne Fier gati 100 – 200 metra larg shtëpisë.

Pasi qëlloi, autori largohet po me makinë pa ndaluar fare ndërsa viktima bën dhe disa metra po me makinë.

Pista kryesore ku po heton policia është sherri i ndodhur disa ditë me parë mes viktimës Elton Javori, dhe autorit të dyshuar Agim Gashi, për motive ende të paqarta, konflikt gjatë të cilit ka pasur ofendime midis palëve.

Autori i dyshuar e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin  tip “ Benz” duke i dalë paralel. Dyshohet se në momentin kur viktima ka ulur xhamin e makinës është qëlluar me pistoletë teksa plumbi e ka goditur në qafë duke i shkaktuar plagë të rëndë. Edhe pse është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga këqyrja e automjetit të viktimës vërehet se është thyer xhami nga ana e shoferit.

Pasi autori ka qëlluar është larguar menjëherë pa ndaluar fare, ndërsa 41-vjeçari i plagosur ka ecur disa metra me makinë.

 

 


Shtuar 7.12.2023 17:07