Formacionet zyrtare Milan-Inter: Lautaro përballë Leaos në sulm, për trofeun e parë në Itali

Në orën 20:00, në stadiumin “King Fahd” do të zhvillohet finalja e Superkupës së Italisë, ku dy skuadrat e Milanos, Inter dhe Milani do të përballen në një ndeshje të zjarrtë, për të siguruar trofeun e parë sezonal, në Itali.

Në kampin “kuqezi”, tekniku Stefano Pioli ka zgjedhur formacionin 4-2-3-1, ku në portë si zakonisht është rumuni Tatarusanu. Në mbrojtje Calabria, Kjaer, Tomori dhe Theo Hernandez. Përpara mbrojtjes Tonali dhe Bennacer, e para tyre Messia, Brahim Diaz dhe Rafael Leao. Ndërkaq, sulmi i është besuar francezit Olivier Giroud.

Në krahun tjetër, tekniku Simone Inzaghi ka zgjedhur formacionin 3-5-2, me portier kamerunasin Onana. Në mbrojtje Acerbi, Baston dhe kapiteni Skriniar. Mesfusha përbëhet nga Dimarco, Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella dhe Darmian. Ndërsa në sulm janë vendosur  Lautaro “el toro” Martinez dhe shtatlarti boshnjak, Edin Dzeko. /albeu.com