VIDEO/ Superkupa është “zikaltër”, Interi “shpartallon” Milanin në Riyadh

Për të 7-tën herë në historinë e tij, Interi ka fituar Superkupën e Italisë, me një super performancë ku ka arritur të triumfojë me rezultatin e pastër 0 me 3, në finalen e madhe përballë rivalëve historikë, të Milan.

“Zikaltërit” e mbyllën ndeshjen, që në pjesën e parë ku në minutën e 10’ dhe 21’, talenti i akademisë së Inter, Federico Dimarco dhe shtatlarti boshnjak, Edin Dzeko e çuan rezualtatin në 0 me 2, duke tronditur jo pak kampin “kuqezi”.

Për t’i dhënë Milanit goditjen e “knock-out”-it mendoi Lautaro “El toro” Martinez, ku pas një krosimi të gjatë nga Milan Skriniar, shmang bukur vijën e fundit të mbrojtjes së Milan dhe me një goditje fantastike me trinën e jashtme mposht rumunin Tatarusanu, duke e çuar sfidën në 0 me 3.

Ndërkaq, Milan dhe Inter do të përballen sërish më njëra-tjetrën në datën 5 shkurt, në një përballje të vlefshme për javën e 21-të, të kampionatit italian Serie A. /albeu.com