“Ford” do të ndalojë së prodhuari makina në këtë shtet

Gjiganti amerikan i makinave “Ford” do të ndalojë prodhimin e makinave në Indi dhe do të mbyllë të dy fabrikat e tij në vend, sipas një deklarate të kompanisë.

Ford tha se do të mbyllte fabrikat deri në tremujorin e dytë të vitit 2022, por do të vazhdonte të prodhonte motorë makinash për eksport.

“Ford” është firma e fundit e madhe e makinave që është larguar nga India vitet e fundit.

Në 2017, General Motors (GM) ndaloi prodhimin e makinave për tregun indian.

Vitin e kaluar, Harley-Davidson ndaloi prodhimin dhe zvogëloi masivisht operacionet e shitjes në atë që është tregu më i madh në botë i motoçikletave.

Këto dalje kanë qenë një goditje për përpjekjet e kryeministrit indian Narendra Modi për të joshur ose mbajtur prodhuesit e huaj./albeu.com


Shtuar 9.09.2021 15:52

Tags: , ,