Forcat e Armatosura vlerësojnë rezultatet e 6-mujorit të parë: Përmirësime në rekrutim, stërvitje dhe modernizim

Forcat e Armatosura zhvilluan një mbledhje për të shqyrtuar rezultatet e punës gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë përmbushur me sukses objektivat kryesore të kësaj periudhe.

Në analizë morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënant Arben Kingji, si edhe komandantët dhe drejtorët e strukturave të Forcave të Armatosura.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit u evidentuan përparime në disa fusha, përfshirë rekrutimin, stërvitjen, operacionet, modernizimin, infrastrukturën dhe menaxhimin e burimeve, krahas ruajtjes së sigurisë dhe gatishmërisë operacionale.

Riorganizimi i strukturave ka ndikuar në rritjen e efektivitetit të komandimit dhe në përdorimin më të mirë të burimeve. Ndërkohë, bashkëpunimi me NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët rajonalë ka ndihmuar në forcimin e përgatitjes dhe ndërveprueshmërisë së forcave.

Vëmendje i është kushtuar edhe rritjes së kapaciteteve ushtarake përmes pajisjes me sisteme të reja dhe zbatimit të projekteve strategjike. Për periudhën e ardhshme, prioritet do të jetë integrimi i plotë operacional i këtyre kapaciteteve, nëpërmjet përgatitjes së personelit, stërvitjeve dhe zhvillimit të infrastrukturës, me synim zgjerimin e aftësive operacionale dhe forcimin e kontributit të Shqipërisë në mbrojtjen kolektive.


Shtuar 10.08.2026 19:17

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetpasacasinocasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibomparmabet girişCasibomCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom