Forca të shumta të armatosura “bllokojnë” hyrjen e Lushnjës

Efektivë të shumtë kanë “zbarkuar” mbrëmjen e kësaj të diele në hyrje të Lushnjës. Burime për mediat bëjnë me dije se efektivët e armatosur kanë ngritur postobllok ku dhe po kryejnë kontrolle në çdo makinë që është duke kaluar.

Deri më tani nuk dihen arsyet e këtij kontrolli, por kjo situatë vlen të theksohet se ka sjellë panik te qytetarët si dhe trafik të rënduar.

Sipas të njëjtave burime mësohet se trafiku është rreth 16-17 km i gjatë, duke filluar nga Rotondo deri te rreth-rrotullimi Savër.

Lidhur me këtë ngjarje të fundit priten më tepër detaje në vijim.


Shtuar 18.08.2024 22:50