Fondet e KE, Majko: Përpos fondeve europiane flasim dhe për ata anti-europiane, PD ka marrë gjysmë milioni dollarë nga fondet ruse

Seanca e sotme plenare ka nisur me diskutimit për fondet e KE, ndërsa e para që mori fjalën dhe akuzoi qeverinë ishte deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Pas saj doli foli edhe ministrja Balluku, ndërsa një moment fjalën për procedurë e mori edhe Pandeli Majko, i cili u shpreh se PD duhet të japë llogari për lajmin se ka marrë 500 milion dollarë nga fondet ruse.

Majko:

Besoj se sot në kufinjtë e 24 orëve të mëparshme, drejtuesit e PD e dinë shumë mirë se është emetuar lajmi se PD ka marrë rreth 500 mijë dollar nga fondet ruse.

Mirë do të ishte  që kur flasim për fondet europiane të flasim dhe për ato anti – europiane. Përpara se ti kërkoni llogari Beqes sonë, kërkoni llogari Beqes suaj.

Dilni dhe jepni llogari, ky është vetëm fillimi. /albeu.com