Gjatë një tryeze për bujqësinë, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, prezantoi edhe programin e kësaj force politike për këtë sektor.
Sipas tij, programi i PL për bujqësinë, i jep një goditje shpopullimit të vendit dhe axhendes, siç tha ai të Rilindjes për të falimentuar këtë sektor.
Gjithashtu, Meta theksoi se fondet e IPARD, përfunduan tek inceneratori që sipas tij “tregon armiqësinë e theksuar të “Rilindjes” me bujqësinë”
“Përmes programit tonë për Bujqësinë i japim një goditje shpopullimit, axhendes së qëllimshme të Rilindjes që ka falimentuar këtë sektor jetik për vendin.
Fondet e IPARD përfunduan tek inceneratori qe tregon armiqësinë e theksuar te “Rilindjes” me bujqësinë
Nuk mund të krenohet Qeveria me ca bujtina në Kolonje, kur në Kolonje “Rilindja” i ka dëbuar kolonjarët. Fermerët në Kolonjë, në Korçë dhe në mbarë vendin po hedhin produktet në kanal, po sharrojnë drurët frutorë, po mbyllin fermat e po largohen nga Shqipëria për shkak të mos mbështetjes nga Qeveria që i ka braktisur bujqit dhe fermerët”, tha Meta.