“Foltoret” rinisin nga Shkodra, Berisha mesazh për demonstratën antikomuniste

Ish-kryeministri Sali Berisha të dielën do të jetë në Shkodër, ku do të rinisë “Foltoret” e tij. Zgjedhja e këtij qyteti nuk është rastësore, pasi sot, 31 vjet më parë është zhvilluar demonstrata anti-komuniste e Shkodrës.

Postimi i Metës:

Sot, 14 janar, 31 vjetori i demostrates antikomuniste te Shkodres!

Te dashur miq, grupet antikomuniste, qytetaret dhe studentet e Shkodres, inauguruan Vitin e Ri 1990 ne Shqiperi me nje beteje te ashper me diktaturen komuniste, demostratat e  fuqishme te datave 13-14 janar 1990, per rrezimin e bustit te diktatorit komunist, Josif Stalin.

Me date 13 dhe veçanerisht me date 14 janar te vitit 1990, mijra qytetare te Shkodres iu pergjigjen thirrjes se grupeve antikomuniste, mbushen dhe dolen ne nje demonstrat te fuqishme per te çliruar qytetin e tyre nga kulti i njerit prej diktatoreve me gjaksor te kohrave, Josif Stalin dhe per te hequr bustin e tij nga qendra e qytetit.

Diktatura staliniste e Ramiz Alise perdori kunder demostruesve ushtrine dhe mjetet e saj, sigurimin e shtetit dhe policine e batalionin famkeq te sambisteve per te shtypur demonstraten e pare antikomuniste.

Rregjimi diktatorial e shtypi me egersi dhe brutalitet me te gjitha mjetet e dhunes demostraten e 14 janarit dhe arrestoi, torturoi dhe denoi me denime te renda per veprimtari antishteterore terroriste organizatoret e saj Ded Kasnecin, Rin Monajken, Flamur Elbasnani, Gjergj Livadhin, Ndoc Liqejzen vëllezërit Haxhi, Ndoc Liqejza, Gjovalin Ralba, Viktor Martini, Nikolin Thana, Tonin Dema, Nikolin Margjini, Bac Bilali, Ylli Gërshana, Klaudio Daka, Aldo Perizi, vëllezërit Alibali

Hana Kraja etj.

Por jehona e saj brenda dhe jashte vendi ishte e madhe dhe hapi siparin e nje seri ngjarjesh te medha te vitit 1990, qe do kurorezoheshin me vendosjen e pluralizmit politik ne Shqiperi me levizjen studentore te dhjetorit te vitit  1990.

Sot, ne kete 31 vjetor, le te shprehim ne te dashur miq nderimin dhe mirenjohjen tone me te thelle per qytetaret pjesmarres dhe organizatoret e demostrates se 14 janarit 1990 te Shkodres, Rozafes se Lirise.

Rrofte Shkodra! Sb/albeu.com


Shtuar 14.01.2022 22:24