“Folëm mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor” Rama takon zv/presidentin e KE

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih, atje ku nga sot 16 shkurti deri 18 shkurt mbahet për të 60-n herë Konferenca e Sigurisë – MSC.

Rama ka takuar në Mynih të Gjermanisë me Johannes Hahn, zv.President i Komisionit Europian.

Ai shkruan se me të ngarkuarin me punë për Buxhetin dhe Administrimin, kanë folur mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor

“Mynih – Takim me Johannes Hahn, zv.President i Komisionit Europian, i ngarkuar për Buxhetin dhe Administrimin, me të cilin folëm mbi Planin e Ri të Rritjes Ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama në Facebook.

Mynihu është një pikë e njohur takimi e ekspertëve të sigurisë, politikanëve të nivelit të lartë nga e gjithë bota dhe ushtarakëve.

Në këtë konferencë pritet këtë vit edhe zëvendëspresidentja amerikane, Kamal Harris, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.


Shtuar 16.02.2024 17:24

Tags: , ,