FMN: Amnistia Fiskale, një dëmtim për moralin tatimor

Përfaqësuesja e FMN, Yan Sun ka shprehur edhe njëherë shqetësimin e të gjithë ndërkombëtarëve për Amnistinë Fiskale.

Sun u shpreh se qeveria duhet të ndryshojë pr.ligjin e amnistisë në një program të vetëdeklarimit vullnetar, ndërsa shtoi se mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor.

“Ne e kemi rishikuar ligjin që kur doli për konsultim publik në korrik. kemi paraqitur komentet dhe shqetësimet tona qeverisë shqiptare. Pr.ligji për amnistinë mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor.

Përfshin një falje të konsiderueshme të atyre që përveç këtyre kanë një heqje të interesave dhe penaliteteve, të cilat mund të japin një amnistim nga ndjekja penale. Qeveria duhet të ndryshojë pr.ligjin e amnistisë në një program të vetëdeklarimit vullnetar. Pra që ta konsiderojë duhet të ketë përmbushur disa parakushte. Një sistem modern të administratës tatimore, për marrjen e informacionit dhe po kështu një sistem të përshtatshëm për zbatimin. Duhet të ketë dhe kompetenca të dëshmuara për publikun që ka një aftësi për zbulimin.

Nevoja për të pasur një sistem të tillë dhe për t’i dhënë besim publikut është të kuptohet se evazorët fiskalë do të ndiqen dhe penalizohen. Një tjetër kusht është kuadri kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, deklaroi Sun./albeu.com


Shtuar 10.10.2022 11:03