“Fluturon” me mbi 200 km/h në autostradë, videon e poston në Tik-Tok

Shoferët shqiptarë në Kosovë vijojnë të thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke tejkaluar çdo lloj limiti të shpejtësisë.

Disa të rinj, me makina të shtrenjta, ecin nëpër rrugët e qyteteve me shpejtësi marramendëse dhe videot i bëjnë publike në rrjetet sociale.

E tillë është edhe video e publikuar dy ditë më parë në rrjete sociale, ku shihet një shofer në autostradën “Arbën Xhaferi” në Kosovë, i cili drejton automjetin e tij natën me shpejtësi më të lartë se 200 km në orë.

Nuk dihet nëse Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme ndaj tij, por e sigurt është që ai rrezikon jo vetëm veten, por edhe të tjerët në rrugë./albeu.com/