Fluturon ҫmimi i gjelit të detit, ankohen qytetarët: Nuk kemi mundësi ta blejmë

Jemi vetëm 10 ditë larg natës së ndërrimit të viteve, por gjeli i detit konsiderohet i “paarritshëm” për shumë familje në Elbasan.

Aktualisht një kg peshë e gjallë tregtohet 1000-1200 lekë, e duke qenë përballë ҫmimeve në rritje kjo është panorama që ofron tregu i shpendëve në Elbasan.

Fermerë e blerës janë të paktë në numër.

Edhe fermerët e gjelave ndjehen keq për fuqinë e ulët blerëse në treg, pasi kanë bërë shpenzime të shumta për rritjen e tyre.

Ata thonë se qytetarët vijnë pyesin dhe shumicën e rasteve largohen pa blerë asgjë.

Me shumë mundësi këtë fundviti, gjeli i detit do të mungojë në tryezat festive të shumë familjeve elbasanase.

Çmimet e larta, kriza ekonomike dhe të ardhurat e pakta e bëjnë të vështirë blerjen e tij.

Çmimi i gjelit të detit është rritur ndjeshëm në krahasim me një vit më parë, kur blihej 700-800 lekë/kg peshë e gjallë.

Nuk janë vetëm pensionistët që e kanë të pamundur blerjen e tij.


Shtuar 20.12.2023 13:39