Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë Florjan Binaj ka falenderuar qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë këto ditë. Me anë të një postimi në Instagram, Binaj është treguar i përulur para mbështetësve dhe mesazheve të mira që ka marrë.
Ndërkohë që ka theksuar se është i vetëdijshëm për të gjitha problemet që e rrethojnë Tiranën çdo ditë. Në fund Binaj është treguar i hapur për të dëgjuar qytetarët, duke vënë në dispozicion numrin e tij personal si dhe emailin, në mënyrë që të komunikojë me qytetarët.
“Me këtë video, dua të bëj një falënderim të sinqertë. Faleminderit të gjithë juve që më kini mbështetur çdo ditë, që nga dita parë, por mbi të gjitha faleminderit juve që më keni nisur një lumë të madh me komente dhe mesazhe nëpër rrjetet sociale. I kam lexuar të gjitha, për nuk ja kam dalë dot që ti kthej përgjigje të gjithëve.
Kam lexuar mesazhe frymëzuese, kam lexuar mesazhe që më kanë prekur thellë, kam lexuar shumë nga problematikat tuaja që janë dhe të miat, tonat, si cilësia e ajrit, vendet e parkimit, trafiku, uji. I jetoj vetë çdo ditë, ashtu si ju. Mbështetja juaj nëpër rrugët e Tiranës ka qenë elektrizuese. E ndjej se kjo që po bëjmë së bashku është diçka e madhe. Kjo nismë po kthehet në një lëvizje që ne po e ndërtojmë bashkë, për të mirën e përbashkët e jo për të mirën e përveçme.
Një lëvizje për ndryshim, për cilësi, për ndershmëri, për ta shpëtuar Tiranën. Edhe njëherë faleminderit nga zemra dhe mund të më shkruani tek ky numër i telefonit: 0697111108 ose tek kjo adresë emaili: [email protected] Faleminderit,” tha Binaj.
Postimi i Plotë:
Faleminderit nga zemra për suportin e shfaqur këto ditë! Ju ftoj të më shkruani.