Florian Marku “thërrmon” kundërshtarin, fiton me knockout dhe mbron titullin e kampionit

Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka arritur të mposhtë kundërshtarin e tij britanik, Chris Jenkins.

Marku ka arritur të marrë një fitore me knockout ndaj kundërshtarit të tij.

Ai është futur në ring për të mbrojtur titullin e tij IBF International për kategorinë e peshave të lehta ndaj boksierit britanik.

“Luani” shqiptar ka bërë një performancë të shkëlqyer dhe e ka treguar më së miri se përse ka statusin e kampionit. /albeu.com/


Shtuar 2.04.2022 23:00