Dita e sotme ka qenë një ditë feste, sa i përket sportit shqiptar dhe yjeve që po shkëlqejnë në Europë e Botë duke fituar medalje e duke ngritur lart flamurin “kuqezi”.
Gjatë mesditës, Luiza Gegës, kampionës së Europës në garën 3000 metra me pengesa, iu bë një pritje madhështore.
Kryeministri Rama i puthi duart në shenjë respekti, ndërsa pak orë më vonë në zyrë kryeministrit i ka shkuar “Albania King”, Florian Marku.
Marku ditën e enjte ka ndeshjen e madhë në “Air Albania” përballë boksierit meksikan Parra për titulli ËBC.
Gjatë vizitës, Marku i dhuroi kryeministrit një palë doreza boksi, me të cilat kryeministri nuk ngurroi t’i vishte dhe të bënte foto me yllin shqiptar.
Në një postim në facebook, Rama shkruan:
?⭐️I nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që të enjten synon në Air Albania Arena gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore WBC? /albeu.com