Florian Binaj nis fushatën, qytetarët e ndalojnë për ta përshëndetur: Do fitosh se je i thjeshtë si ne (VIDEO)

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka nisur zyrtarisht fushatën në terren për zgjedhjet e parakohshme lokale në kryeqytet.

Siç shihet në pamje, Binaj është i mirëpritur nga qindra qytetarë të kryeqytetit, të cilët spontanisht pranojnë ta mbështesin dhe i urojnë fitoren.

“Ne biznesi i vogël jemi me ty, nuk kemi frikë të dalim në kamerë, s’kam patur frikë në 1997, jo tani”,-thotë një qytetar.

“Nuk kemi punëtorë”-vazhdon ai duke sjellë në vëmendje një tjetër shqetësim të biznesit në Tiranë.

“Ti je rob i thjeshtë, mbaje këtë thjeshtësi”,-thotë një tjetër qytetar.

“InshAllah fiton”,-i drejtohet një grua. “Je djalë i mirë, si ne”,-thotë një tjetër mbështetës që e ka takuar Binajn në terren.

 


Shtuar 22.10.2025 13:09