Flor Binaj: Nuk e shoh më Portokallinë, më vjen keq kur e shoh

Aktori i njohur Flor Binaj, i cili për 18 vite ka qenë pjesë e “Portokallisë”, ka folur me sinqeritet për raportin e tij aktual me programin humoristik që dikur i dha famë.

I ftuar në podcastin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, Binaj u shpreh se nuk e ndjek më emisionin dhe se ndihet keq sa herë e sheh.

“Nuk e shoh Portokallinë, ndihem keq kur e shoh. E kam provuar ta shoh 5 minuta dhe më vjen keq. Nuk dua të shoh diçka ku kam kaluar 18 vite të jetës sime në atë gjendje. Ka rënë entuziazmi,” – tha ai.

Aktori shtoi se, sipas tij, mungon fryma krijuese që e karakterizonte dikur programin.

“Po t’u shohësh sytë aktorëve, janë të gjithë të trishtuar. Kanë ngelur po te ato personazhe, nuk kanë entuziazëm për të bërë personazhe të reja. Tani ke 5-6 vite që ke po të njëjtat personazhe,” – theksoi aktori i njohur Florjan Binaj i cili tani drejton programin Piranjat.

Deklarata e tij ka ngjallur reagime në rrjete sociale, pasi për shumë vite “Portokallia” ka qenë një ndër programet më të ndjekura të humorit në vend, e madje i dha famë Florit me personazhet e spikatura që kishte.

Tani emri i Florit perflitet si kandidat për Bashkinë e Tiranës.


Shtuar 9.10.2025 19:08