Flipçe: Të gjitha vaksinat janë të sigurta, unë pranova vaksinën Sinofram (VIDEO)

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pret që në fund të verës të arrihet

Imuniteti kolektiv pritet të arrihet deri në fund të verës në vendin tonë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një prononcim për media tha se në muajt në vazhdim Maqedonia e Veriut do të ketë në dispozicion më shumë vaksina me ç’rast do të rritet numri i të vaksinuarve . Kreu i shëndetësisë gjtihashtu theksoi se sistemi është duke funksionuar mirë, dhe se pret që në ditët në vijm numri i të vaksinuarve ta tejkalojë 10 mijëshin.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetëisisë

“Kjo do të thotë se ne deri në fund të verës, në përputhje me atë se sa vaksina do të kemi në dispozicion mund të kemi një përqindje serioze të popullatës të vaksinuar. Dhe me këtë të arrihet përqindja e dëshiruar për të fituar imunitetin kolektiv. Kështu që, siç vijnë vaksinat ashtu do të shpërndahen dhe vlerësoj se sistemi do të jetë efikas”

Ministri shtoi se vaksina kineze “Sinovaks” , 500  mijë doza të së cilës pritet të arrijnë deri në fund të muajit ka efikasitet 70 përqind, dhe se është në komunikm të vazhdueshëm me ekspertët dhe koordinatorin kombëtar për imunizim, dhe sipas analizave të tyre të  fundit vaksina në fjalë është e sigurtë.

Sinkron: Venko Filipçe, Ministër i Shëndetëisisë

“Publikimet tregojnë se  efikasiteti është më i madhë, nuk është 50 përqind, por është mbi 70 përqind. Kemi vendosur për atë vaksinë për shkak se nuk egziston vaksinë tjetër nga prodhues tjetër që mundet kjo sasi e madhe e vaksinave, prej 500 mijë, të arrijnë në një periudhë të shkurtër në vendin tonë”.

 

Filipçe në lidhje me vaksinën e AstraZenekës , tha se për momentin nuk ka ndryshime dhe të njejtën vazhdojnë ta pranojnë vetëm personat mbi 70 vjeç, ndërsa, sasia e 24 mijë dozave tani më është  aplikuar te  personat e moshuar.  Ministri  Filipçe sot u vaksinua me vaksinën kineze Sinofarm. Ai sqaroi se të gjithë ministrat do të imunizohen sipas planit kombëtar për imunizim, në 10 deri 14 ditëtët  ë ardhshme. Filipçe konsideron se në ditët në vijim do të ketë dinamikë të mirë të vaksinimit , ndërsa, përsëri i bëri apel qytetarëve që të vaksinohen, sepse kjo është mënyrë e vetme për ta mposhtur koronavirusin.

Gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar  12 606 qytetarë. Deri më tani në vend janë vaksinuar 105 mijë qytetarë, dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë 20.650 qytetarë. Sipas shifrave të fundit, 28 për qind e popullsisë mbi moshën 70 vjeçare kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. /shenjatv/


Shtuar 7.05.2021 21:57