Fleta e votimit Më 25 prill, KAS miraton ankimin e PS por rrëzon kërkesën e PD

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve miratoi këtë të shtunë me shumicë votash ndryshimin e vendimit nr. 198, datë 01.04.2021 ”Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.

KAS pranoi kërkesën ankimore nga subjekti politik Partia Socialiste ndërkohë që ka rrëzuar kërkesën e koalicionit të Partisë Demokratike të regjistruar me emrin PD-AN.

Kujtojmë që PS kishte kërkuar që në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, kandidatët të jenë me numra dhe jo me emra.

Kurse PD kishte kërkuar që fleta e votimit të kishte një renditje vertikale të listës së kandidatëve për deputetë.

 

 


Shtuar 3.04.2021 14:55