Flet pronari i shqiptarit që u gjet i vdekur në Itali: Luante bixhoz dhe pinte drogë

Jetmiri (të cilin e thërrasin Mirko) është pronari shqiptar i një Fast-Foodi në Itali i cili kishte punësuar Feim Lilon, 28-vjeçari shqiptar i cili u gjet i vdekur në 29 Nëntor 2021 në shtetin italian, pikërisht në ditën e tij të lindjes

Familjarët e Feim Lilos thanë në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus se nuk kanë asnjë informacion për hetimet në lidhje me vetëvrasjen e pretenduar.

Ata deklaruan gjithashtu se pronari ku punonte familjari i tyre, pas vdekjes së Feimit, u kishte thënë se ky i fundit i kishte dërguar një mesazh në telefon ku shkruante “m’i bëj hallall të gjitha, jeta ime kaq e pati”.

Uniko ka kontaktuar me Jetmirin, i cili në një lidhje përmes videos ka deklaruar se kohët e fundit Feim Lilo kishte krijuar varësi nga bixhozi dhe droga. Jetmiri ishte personi që lajmëroi policinë pasi Feimi nuk i përgjigjej në telefon dhe 28-vjeçarin e gjetën të vdekur në banesë.

Jetmiri: Feimin unë e mora nga Bari, a ishte pa punë edhe e mora në Bari për të punuar. Ishte pa dokumente pa gjë, i bëra dokumentet, i bëra të gjitha. Pastaj mori nusen, bënë fëmijë. Punonte, vinte te bari, ishte mirë fare. Punonte, çun i mirë, gjithë të mirat. Pastaj ditët e fundit unë s’dija se kishte..kishte ca probleme, luante …

Spartak Koka: Luante çfarë?

Jetmiri: Luante bixhoz.

Spartak Koka: Me makineta?

Jetmiri: Po, makineta, gërvisht dhe fito. Pastaj kohët e fundit zbulova se po bënte dhe drogë, në fund e zbulova, e la dhe gruaja pastaj, e la për këto punë. Nuk i çonte lekë te shtëpia, merrte nusja e vetë gjithmonë në telefon, e linte pa bukë, pa qumësht çunin. Kështu kur e kam parë unë, unë e kam parë si vëlla….unë desha ta ndihmoja shumë por nuk donte. Pastaj kohët e fundit nuk punonte mirë. Para 3-4 vitesh unë isha në Shqipëri më bëri një dëm. Më mori 7 mijë Euro i futi në makineta.

Spartak Koka: Dhe ju e mbajtët prapë?

Jetmiri: Prapë e mbajta, por e përzura 2-3 ditë, pastaj m’i lau nga 100-200 Euro në javë, filloi pastaj të m’i lajë mirë. Pastaj filloi prapë me këto punë. I thashë o Feim, se e kam pasur si vëlla, e kam mbajtur jo si punëtor po si vëlla fare. Nuk i dilnin edhe lekët se luante makineta, luante gërvisht dhe fito. Pinte dhe drogë, pinte dhe drogë. Ajo e prishi të gjithë. Drogë me hundë.. kokainë. /tvklan