Ditën e djeshme në media u publikua një video ku tregohej se ish-kreu i PD-së Lulzim Basha kishte zhvilluar një takim të fshehtë me kreun e grupit parlamentar socialist në fund të vitit 2022.
Takimi është zhvilluar në apartamentin e Desada Metajt, sipas videos. Kjo e fundit, ish-këshilltare e Lulzim Bashës dhe aktualisht anëtare e AMA-s ka reaguar në lidhje me videon të cilën e cilëson montazh.
Në një reagim të bërë, ajo shkruan se Berisha do ta përdorë videon si alibi për humbjen në zgjedhjet e 14 majit ndërsa me ironi tha se ishte “zhgënjyer” nga Berisha i cili kishte paralajmëruar më parë publikime të videove erotike të ambasadorëve të huaj.
“Të ma kishte dhënë mua këtë montazhin e videos së Lulzim Bashës do ta qaja. Nëse ju duhet si alibi për humbjen më 14 Maj po deshët ju bëj dhe video të Ramës me Lulin që ju ti gënjeni prapë demokratët. Nëse u bën punë e bëjmë dhe një montazh takimi të Berishës me Biden.
Por më zhgënjeve doktor se na ke premtuar video erotike për ambasadorë që të kanë shpall non grata e ke përfunduar me montazhe qesharake… e duke më shpall mua non grata
Krusha- episod2″ shkruan Desada Metaj./Albeu.com./