“Flet për shqiptarët me dashuri të posaçme”, Rama zbardh takimin me Papën (FOTO LAJM)

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka zhvilluar një takim ditën e sotme në selinë e shenjtë me Papa Franceskun.

Lajmin Rama e bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale, ku zbuloi edhe bisedën e bërë me Atin e Shenjtë.

Rama tha se ai kishte një dashuri të posaçme në momentin që fliste për shqiptarët dhe se e kujtonte edhe vizitën e tij të parë jashtë Vatikanit të realizuar në Shqipëri.

Postimi i Plotë nga kryeministri Edi Rama:

Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme, ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri, shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë si faktor paqeje në rajon, po edhe si një vend e një popull model solidariteti njerëzor, qysh me shpëtimin e hebrenjve e deri në ditët tona me mikpritjen për refugjatët afganë dhe përcjell bekimet e tij për të gjithë shqiptarët, duke përshëndetur gjithashtu bashkëpunimin më të ri mes Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë Shqiptare, për krijimin e destinacionit të pelegrinazhit me përmendoren e me tempullin kushtuar Shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza./albeu.com/


Shtuar 27.11.2021 20:01