Flet nga Kiev, gazetarja: Jeta vijon normalisht, Ukraina mund të kthehet në një Afganistan të dytë për Rusinë

Ukraina dhe Rusia tashmë janë kthyer në një diskutim botëror për shkak të situatës në të cilën gjendet dy vendet.

ABC ndodhet në Kiev për të parë dhe nga afër lëvizjet që ndodhin minutë pas minute në Ukrainë, nën kërcënimin e forcave ruse për pushti. Gazetarja e ABC, Linda Karadaku ka raportuar në edicionin e lajmeve nga qendra e Kiev se aktualisht situata është e qetë, megjithatë pasoja që po shkakton kriza me Rusinë po ndjehen shumë sidomos në ekonominë e qytetarëve.

Ndër të tjera ajo thekson se Biden është shpresa e ukrainasve për të gjetur një rrugë të ndërmjetme komunikimi mes tyre dhe autoriteteve ruse.

“Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, po bën të gjithë përpjekjet për të pasur një zgjidhje, situata në terren nuk duket aspak e qetë. Në Kiev na kanë konfirmuar se takimi mes Putin dhe Biden do të mbahet me parakushte. Me një premtim që Ukraina nuk do të bëhet kurrë anëtar i NATO-s. Heqja dorë e disa vendeve të Evropës Lindore që të mos jenë pjesë e NATO-s,ku Rumania është më e rrezikuar.

Putin ka deklaruar se ukrainasit janë rus ndersa ato thonë se janë kundër një gjë të tillë pasi ato janë ukrainas dhe janë shumë ndryshe”, ka thënë gazetarja.

Ndërkohë në lidhje me situatën dhe fuqinë e dy ushtrive, gazetarja thekson se Ukraina e ka shumë të pamundur përballimin e një sulmi rus, ku sipas saj nëse një gjë e tillë do të ndodhë do të kemi përsëritjen e situatës si një Afganistan i dytë.

“Më shumë se 150 mijë ushtarë rus janë në kufi me Ukrainën, ndërkohë armatimi rus i të gjithë llojeve nga artileria janë në vijën kufitare kjo do të thotë se çfarëdo që të thuhet situata është shqetësuese. Shpresa më e madhe është te Biden. Ajo që autoritetet në Kiev bëjnë të qartë është se Ukraina do të mbrojë vendin e vet dhe raporti i forcave të Ukrainës me ato ruse është totalisht i pabarabartë. Është e pamundur që Ukraina të përballojë një sulm nga Federata Ruse që në rast qëndrese nga Ukraina mund të kemi një Afganistan të dytë për Rusinë.

Qëndrimi i zyrtarëve në Ukrainë dhe gjithkujt që ka një lodhje me administratën shtetërore nuk ka lëvizje jeta në Kiev vijon normalisht”, tha ndër të tjera ajo.


Shtuar 21.02.2022 13:20